Valon Berisha, futbollisti i përfaqësueses së Kosovës që luan me Salzburg, po përflitet ditët e fundit për një kalim te Sampdoria.


Italianët sipas mediave ndërkombëtare thuhet se kanë arritur një akord me austriakët për shifrën e 8 mln eurove, ndaj tani mbetet të bindet futbollisti.


Por kur të gjithë mendonin se 26-vjeçari ishte duke u marrë me transferimin në “Seria”, ai ka befasuar duke u shfaqur në Vlorë.


26-vjeçari duket se ka zgjedhur bregdetin shqiptar për t’u relaksuar para se të vendosi për të ardhmen.

Sa i takon cilësive të futbollistit ai është dalluar shumë këtë sezon për vendosjen taktike dhe shpirtin e madhe luftarak, ndaj mendohet se për shërbimet e tij janë të interesuara një sërë skuadrash, me Sampdorian që është një hap para të tjerave.

(e.k/BalkanWeb)