“It’s coming home!” “Po vjen në shtëpi” është slogani që ka pushtuar Anglinë në prag të gjysmëfinales kundër Kroacisë.

Atmosfera dhe pritshmëritë janë të jashtëzakonshme, më shumë se kurrë besohet se më në fund Anglia do të fitojë Botërorin e dytë në histori.

Të gjithë pjestarët e ekipit kanë marrë një vëmendje të madhe, por mbi të gjithë dallohet trajneri Southgate, që është përfolur shumë për veshjen e tij.

Për këtë arsye gazeta “Daily Mail” u ka bërë thirrje njerëzve të dërgojnë fotot e tyre për të treguar mbështetjen ndaj Southgate dhe ekipit kombëtar.

Nuk ka vonuar dhe redaksia ka nisur të postojë fotot më të bukura, të cilat po shpërndahen me shpejtësi në rrjetet sociale. Dallohet qartë mania që të gjithë kanë për t’u veshur si Sauthgate.

11111

22222

33333

555555

6666666

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb