Marrëdhënia e saj me një femër dhe me një mashkull e vuri në qendër të vëmendjes ish-missin shqiptar Egla Harxhi, jo vetëm se ata jetojnë të tre, por edhe pse së bashku kanë vendosur të rrisin një fëmijë.

Këtë deklaratë Egla Harxhi, ish-Miss Albania e ka bërë për “INterview” së bashku me dy personat e saj të zemrës, Ale dhe Alesia, që plotësojnë trekëndëshin e saj të dashurisë.

Fëmija që po pret Harxhi do të quhet Lucifer dhe sipas saj, emri ka qenë një zgjedhje e nënës së Ales, partneres femër.

Po ashtu tre personazhet kanë rrëfyer jetën e tyre së bashku, dhe sesi ata gjejnë harmoninë treshe.
egla-harxhi

Egla-Harxhi-Jarl-Ale-de-Basseville-Utopian-Magazine-UtopianMagazine-Pyramide

egla-7
Ish-misi rrëfen gjithashtu se shtatzënia e ka ndryshuar mjaft, dhe nga një gjumashe tashmë është ajo e para që zgjohet çdo mëngjes dhe përgatit kafen për dy të tjerët që qëndrojnë akoma në krevat.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb