Sipas Forbes ajo ka një pasuri prej 150 milion dollarësh por, në muajin e 7 të shtatzënisë me fëmijën e parë, Serena Williams nuk bën gjë tjetër veçse zhytet në low cost, të paktën përsa i takon veshjeve.

Tenistja ka postuar një seri fotosh dhe videosh në rrjetet sociale ku me një kostum plazhi me viza dhe yje, si flamuri amerikan, të blerë për 29 dollarë, thotë se ndjehet rehat dhe shumë mirë.

‘Është i vetmi vend ku arrij të gjejë kostume që më rrijnë mirë’, ka deklaruar Serena Williams në video, përpara se të shtonte se bëhej fjalë për një veshje të blerë në një dyqan ekonomik.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: