TIRANE- Jemi mësuar që atë ta shohim gjithmonë me kostumin e zyrtarit, ndërkohë që sot ambasadori i SHBA-ve Donald Lu shfaqet krejt ndryshe.
I veshur sportiv, me fanellë ku shihet edhe flamuri kuq e zi, atlete dhe pantallona të shkurta, Lu ka qenë i pranishëm gjatë ndeshjes së futbollit të Ambasadës Amerikane në Tiranë, e cila fitoi edhe Kampionatit Rajonal të futbollit të ambasadave. Në një postim në ‘Facebook’ Ambasada tregon se skuadra e saj ka arritur të fitojë përball Malit të Zi dhe Maqedonisë.
“??️? | Urime skuadrës së futbollit të ambasadës amerikane në Tiranë për fitoren e Kampionatit Rajonal të futbollit të Ambasadave Amerikane 2018! Skuadra jonë mposhti skuadrën e Malit të Zi 2 me 0 dhe më pas fitoi me skuadrën e Maqedonisë 6 me 4 në ndeshjen finale. Ishte shumë bukur të kalonim kohë me kolegët tanë nga rajoni dhe të sillnim kupën në Shqipëri! ?⚽??”, thuhet në njoftimin e ambasadës amerikane.



(ed.me/BalkanWeb)
