Mërgim Mavraj, futbollisti i kombëtares shqiptare që mbrëmë luajti për disa minuta si zëvendësues në fitoren kundër Izraelit, ka gjetur mundësinë që pas ndeshjes të bëjë një shaka të hidhur për tifozët e Tiranës.

Në “insta story”, futbollisti që ende është pa klub, ka shtruar pyetjen: “A do bjerë prapë Tirana nga kategoria?”

Përgjigje e menjëhershme i ka ardhur nga zyrtari i klubit kryeqytetas, Mario Nikolli, i cili është përgjegjës për marrëdhëniet e klubit me mediat, njëkohësisht edhe mik i Mavraj.

“T’u thaftë goja” i përgjigjet ai me shaka, ndërsa Mavraj që i thotë: “Me ki frikë, jam unë i lirë dhe kam kohë, ju ndihmoj”, një shaka e Mavraj që i premton ndihmë nëse Tirana do ia ketë nevojën një mbrojtësi.

Kujtojmë që Tirana e rikthyer këtë vit në Superligë në tre javët e para ka marrë vetëm 1 pikë, duke bërë më mirë se vetëm Luftëtari që ende nuk i ka provuar shijet e pikëve.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb