TIRANË

Bashkëshorti i zv.ministres së Brendshme është shkarkuar nga detyra pasi përdori një fjalor të papranueshëm dhe aspak etik në rrjetet sociale. Ai nuk ka kursyer sharjet dhe fjalorin e rrugës kundrejt gazetarëve dhe portaleve on-line, të cilat kanë raportuar edhe më herët gjuhën e tij të papërshtatshme kur shkruante se “nuk i plaste k*** për negociatat”, në një  prej lajmeve të publikuara nga mediat online, ku kreu i LZHK-së Dashamiri Shehi fliste për negociatat e Shqipërisë me BE.

Aurel Voda, i cili mbante detyrën e drejtorit në Fondin e Detyrueshëm të Sigurimit Shëndetësor ka shpërthyer kundër me sharje dhe me një gjuhë aspak etike ndaj gazetarëve.

“Ka katër ditë, që qelbanikër të ndryshëm më kanë prishur gjakun. Në 1991 një grup shokësh, në varrezat e vjetra katolike të Shkodrës vendosëm te pagëzoheshim katolikë. Te Dom Zefi, një nga njerëzit më të leçitur të qytetit. Atëherë nuk e besoja se qelbanikër nga të gjitha katakombet mendonin se ishin gazetare. Po iu them se iu shker*ej tanë ropt e shpisë pik. alëve, pik comëve dhe pikë si ta duan. Ato gratë dhe motrat ku ti keni” – shkruan Voda në statusin e tij.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: