SHBA – Në disa qytete të SHBA-ve edhe mbrëmjen e kaluar për të tretën natë me radhë, janë mbajtur protesta kundër zgjedhjes së Donald Trumpit për president të ardhshëm amerikan.
Mijëra njerëz kanë dalë në rrugët e Majamit, Filadelfisë, Atlantës, New York-ut, San Fraciskos dhe Oregonit, duke e shprehur zemërimin e tyre ndaj retorikës kundërthënëse të Trumpit për imigrantët, myslimanët dhe femrat.

Në New York-, afro 1,200 demonstrues janë tubuar në Sheshin Uashington Park dhe afër ndërtesës Trump Tower, ku jeton zoti Trump.
Donald Trump, i cili fillimisht i ka kritikuar protestuesit duke i cilësuar si “profesionistë”, që ishin të nxitur nga “mediat”, mbrëmë vonë e ka ndryshuar qëndrimin dhe është shprehur në mënyrë pozitive për protestuesit.
“Më pëlqen fakti se grupe të vogla të protestuesve kanë pasion për vendin tonë të madh”, ka shkruar Trump në rrjetin Twitter dhe ka shtuar se “Ne të gjithë do të jemi së bashku dhe do të jemi krenarë”.
Nuk ka pasur raporte për dhunë ose arrestime në protestat e fundit, për dallim nga ato të së enjtes në mbrëmje, kur demonstruesit në Portland të Oregonit kanë hedhur gjësende dhe i kanë dëmtuar veturat e reja në një pikë të shitjes. Me këtë rast policia ka arrestuar 26 vetë. Organiztuesit thonë se planifikojnë vazhdimin e demonstratave gjatë fundjavës.
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb