Shën Valentini ka ardhur ndryshe këtë vit në kryeqytet dhe gjithë Shqipërinë. Tirana është veshur nga petku i bardhë i dëborës, teksa ngjyrat e kuqe të zbukurimeve e shoqërojnë.
Kjo e ka bërë edhe më romantike atmosferën në Tiranë ku ata që e festojnë, kryesisht të rinj nuk kanë hezituar të dalin nga banesa për të shijuar atmosferën.
Pavarësisht se ky konsiderohet një mot ekstrem i cili pritet të vijojë deri të premten, në kryeqytet është parë edhe në aspektin pozitiv.
Rrallë herë ndodh që në Tiranë të zbardhë bora apo pikërisht në ditën e Shën Valentinit të ketë temperatura kaq të ulëta.
(BalkanWeb)