BULQIZË

Pamje që shihni vijnë nga vendi i ngjarjes në Bulqizë, ku i riu Arlind Pasha humbi jetën pas një sherri me thikë. Ngjarja u regjistrua paraditen e sotme në qendër të qytetit.

Gazetari Enver Doçi raporton për ‘BalkanWeb’ se viktima, një 21-vjeccar, u konfliktua me shtetasin me iniciale F.K., 22 vjeç. Kyi fundit u largua menjëherë pas ngjarjes, ndërsa policia është angazhuar për arrestimin e tij.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Autori i krimit është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa policia është vënë menjëherë në ndjekje të tij. Po ashtu “Balkanweb” mëson se autori dyshohet se vuan nga problemet e shëndetit mendor. Policia po punon për kapjen e tij si dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

(Ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: