LEZHË

Moti me shi i shoqëruar nga era e fuqishme ka shkaktuar probleme të shumta në qarkun e Lezhës.

Gazetari i “BalkanWeb”, Elidon Ndreka njofton se si rezultat i kësaj situate janë dëmtuar dhjetëra varre tek varrezat e qytetit pas shkëputjes së disa pishave. Pemët e rrëzuara kanë përfunduar mbi varre duke i shkatërruar ato.

Zonat veriore  po përballen me një mot të ftohtë dhe me reshje borë në lartësitë mbi 1200 metra, ndërsa zonat e ulëta kanë prani të erës dhe të shtrëngatave dhe kjo është shoqëruar me rënie pemësh e bllokim rrugësh.

Page
Page

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: