Ceremonia e inaugurimit të stadiumit “Air albania” u shoqërua mbrëmjen e kaluar me thirrje “Rama ik”.

Ky gjest i tifozëve është përshëndetur nga ish-kryeministri Sali Berisha, i cili ka publikuar edhe një foto, ku sipas tij, tregon gjendjen e Ramës në momentin që stadiumi brohoriste për largimin e tij.

“Edvin Mafia e pësoj si Çaushesku. Ai struket i tmerruar kur stadiumi çahej dhe ushtonte nga thirrjet e 20000 tifozëve “Rama Ik” duke përsëritur thirrjet e rumunëve për Çausheskun në dhjetor të vitit 1989. Nderim Tifozëve Kuq e Zi! E tmerruan Zografin Bis!! sb”, shkruan Berisha.

Ndërkohë, mbrëmjen e kaluar u luajt edhe ndeshja e parë në stadiumin e ri, ajo e Francës me Shqipërinë, ku kuqezinjtë humbën 2-0.

Berishaa
Berishaa

(d.ç./BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb