Vila më luksoze në botë që shtrihet në Rivierën franceze, dikur i përkiste mbretit belg Leopoldi i II-të, ka dalë në shitje për 410 milionë dollarë.

Rezidenca mban emrin “Les Cedres”, ka 14 dhoma gjuma, një pishinë me përmasa gjigante, pamje fantastike nga bregdeti i Nicës, një dhomë balloje si dhe një stallë me kapacitet prej 30 kuajsh.

Gjithashtu ajo ka një ndër kopshtet më të bukur në Europë, i cili përfshin 15000 bimë dhe “20 shtëpiza të gjelbra” që përmbajnë bimësi të rrallë tropikale.

Vila është ndërtuar para 187 vitesh për mbretin e Belgjikës me paratë e fituara nga grabitjet e tokave në Kongo.

Më pas u ble nga familja Marnier-Lapostolle më 1924n, 15 vjet pas vdekjes së Leopoldit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: