Policia italiane ka shkatërruar një bandë droge, ndërsa në pranga ka vënë 11 shqiptarë. Mediat italiane raportojnë se në kuadër të këtij operacioni në Bergamo të Italisë u sekuestruan 11 kilogramë kokainë dhe 1 kg kanabis. Po ashtu policia i bllokoi bandës dhe rreth 50 mijë euro.

  • foto galeri
  • foto galeri

Mësohet se rrjeti drejtohej nga dy vëllezër shqiptarë, ndërkohë që korrier i drogës ishte një shtetas italian. Ky i fundit u arrestua një javë më parë me 10 kg kokainë. Përveç sasisë së drogës, korrierit iu sekuestruan edhe 800 mijë euro në makinë.

Mes të tjerash thuhet se droga, e cila importohej nga jashtë, shpërndahej nga grupi më pas në provincën e Brescia, Bergamo-s dhe në provinca të tjera në Italinë qendrore dhe veriore.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: