Mediat spanjolle raportojnë se në këtë shtet është shkatërruar një grupim kriminal shqiptarësh, të specializuar në vjedhje banesash në mbarë vendin.


Drejtuesi i grupit ishte një shqiptar, i njohur për policinë spanjolle, pasi më herët kishte kryer grabitje të tjera. Të arrestuar kanë përfunduar gjithsej 4 persona. Ky grup dyshohet se ka kryer më së paku 14 vjedhje në krahina të ndryshme spanjolle, shkruajnë mediat në Spanjë.


Mes viktimave të hajdutëve janë edhe futbollistë të njohur të La Ligës, të cilët aktivizohen me ekipe të mira si Real Madrid apo Atletiko. Operacioni ka rezultuar në arrestimin e 4 personave, MZ, SZ, JA me kombësi shqiptare dhe AJB me kombësi spanjolle.


  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Ata akuzohen për një sërë veprash penale të tilla si përfshirje në krim të organizuar, vjedhje të banesave të banuara, posedim i mallrave të vjedhura, vjedhje automjetesh etj. Ndërsa, një tjetër shqiptar është në kërkim, pasi akuzohet për grabitje.  Grupi gjithashtu ka grabitur edhe një sërë automjetesh luksoze.

Grupi dyshohet se kryente grabitje banesash jo vetëm në Spanjë, por edhe në vendet e origjinës, ku ktheheshin pas vjedhjeve. Anëtarët e bandës së hajdutëve vepronin me “zgjuarsi”, duke ndryshuar numrat e telefonit, me qëllim që të mos “kapeshin” nga hetuesit. Policia arriti të zbulojë automjete luksoze, mjete të vjedhura nga grupi kriminal, kompjuterë etj.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: