Ylli i kushtuar Donald Trump në Walk of Fame në Hollywood është shkatërruar plotësisht. Këtë herë pllaka që mban emrin e presidentit amerikan Donald Trump, e vendosur në 2007 nuk është thjesht bërë pis, si disa herë të tjera në të kaluarën, por është shkatërruar me një kazmë.

Jonathan Gonzalez, gazetar i Nbc Los Angeles, ka shpërndarë pamjet me yllin e dëmtuar në Twitter.

Sipas disa dëshmitarëve, autori i gjestit është një burrë i cili ishte prezantuar me një kuti kitare në dorë, nga ku prej andej ka nxjerrë kazmën.

Personi është larguar para se të vinte policia duke humbur gjurmët.

(da.xha/BalkanWeb)

  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb