Rey Manaj dhe Myrto Uzuni ishin dy nga mungesat e mëdha të Shqipërisë në dy takimet e muajit tetor. Të dy sulmuesit kuqezi kishin shqetësime muskulore, por lajmi i mirë ishte rikthimi i tyre në kushte optimale. Manaj dhe Uzuni jo vetëm që zbritën nga minuta e parë këtë fundjavë, por të dy ishin protagonistë absolut duke realizuar “dopietë” golash për ekipet respektive.
Tifozët e Sivasspor u çmendën pasi Rey Manaj shfaqi një formë fantastike duke realizuar dy gola. Paraqitja e tij ka bërë që Manaj të sigurojë një vend mes formacionit më të mirë të javës ku së bashku me Mauro Icardi formon dyshen e sulmit në javën e 9-të të Superligës turke.
Me “dopietë” u rikthye edhe Myrto Uzuni, me “bomberin” beratas që vijon të udhëheq ekipin e tij, Granada. Paraqitja e shkëlqyer e Uzunin ka bërë që sulmuesi të sigurojë një vend mes formacionit më të mirë në La Liga 2.
(BalkanWeb)