Një makinë është shkrumbuar nga zjarri gjatë natës në Maliq. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:25 në fshatin Lozhan i ri të njësisë administrative Gore.

Gazetarja Lorena Kodra raporton për ‘BalkanWeb’ se makina tip ‘Land Rover’ me targa KO 9593 B është në pronësi të Selman Braçellarit. Burime zyrtare nga shërbimi i zjarrfikëses bënë me dije se makina ishte parkuar në një garazh prej dërrase, ndërsa ende nuk dihen motivet e ngjarjes në fjalë.

Makina Ne Maliq
Makina Ne Maliq

Aktualisht policia po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: