Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Pakistan, ku si pasojë e shpërthimit të disa bombolave të gazit brenda në tren, kanë ndërruar jetë 74 persona. Fillimisht u raportua për më pak viktima, ndërsa numri u rrit.  Treni udhëtonte qyteti i Karaçi për në Raualpindi.

Ministri për Hekurudha Sheik Rashid Ahmed tha se zjarri ishte shkaktuar nga shpërthimi i një bombole gazi, që përdorej nga pasagjerët për të gatuar ushqimin e mëngjesit. Zjarri mendohet se është përhapur në të paktën 3 vagonë, shkruajnë mediat ndërkombëtare.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Zyrtarët lokalë kanë deklaruar për “Reuters” se shumë viktima kanë vdekur, ndërkohë që po tentonin të hidheshin nga treni, me qëllim që të shpëtonin. Ndërsa, bëhet me dije se numri i të plagosurve është 40.

Numri i viktimave mund të rritet, për shkak se shumë të plagosur janë në gjendje të rëndë për jetën. Shumë pasagjerë ishin nisur për të festuar një festë fetare myslimane.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb