TIRANË


Transformatori elektrik tek Universiteti Bujqësor i Tiranës është përfshirë nga zjarri ditën e sotme. Ky transformator, i cili sipas rregullit duhet të qëndronte jashtë ambienteve, është futur brenda për shkak të mungesës së energjisë elektrike në këtë Universitet.


Nga të dhënat e para nuk raportohet për persona të lënduar, por fatmirësisht vetëm dëme materiale. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat e zjarrfikëseve, të cilat kanë vënë nën kontroll flakët.


 

  • foto galeri
  • foto galeri

Ndërkohë për ngjarjen ka reaguar dhe OSHEE duke sqaruar se transformatori i djegur eshte ne pronesi te Universitetit, i cili ndodhet brenda territorit, por për shkaqe që lidhen me mosmirembajtjen e kabinës nga personat pergjegjës, shkaktoi sot avari. OSHEE bën me dije se dërgoi punonjesit në ndihmë të Universitetit dhe po punohet per zevendesimin e transformatorit. Pa drita mbeti vetëm Universiteti

(n.m/ BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb