C.Ronaldo ndihet i tradhtuar po ashtu një pjesë e mirë e kapitenëve dhe trajnerëve të cilët akuzojnë se vota tyre është falsifikuar. “FIFA The Best” këtë vit dhuroj një surprizë të madhe ku përtej çdo parashikimi fitues u shpall Leo Messi, në një kohë kur Van Dijk ishte favorit absolut. Mediat filluan të flasin për një komplot kundër CR7 i cili për herë të dytë radhazi shpërfilli këtë ceremoni të organizuar nga qeveria e futbollit botëror.

Tuttosport
Tuttosport

Pas zërave të shumë mediatik kanë filluar të reagojnë edhe vetë ata që votuan të cilët shprehin habi dhe akuzojnë teksa pas zbardhës së votave shohin që përzgjedhja e tyre është transformuar, një rast i tillë është edhe ai i kapitenit të Nikaraguas, Juan Barrera: “Nuk ka votuar për “FIFA The Best 2019”, çdo informacion mbi votën time është fals. Nuk ka votuar Messin, u habita kur pashë votën time. FIFA këmbëngul se më ka dërguar një link ku duhet të votoja, në realitet ai link nuk më erdhi kurrë, si rrjedhojë as nuk votova”, u shpreh kapiteni i Nikaraguas.

Votat
Votat

Edhe trajneri i Sudan, Zdravko Logarusic konfirmon me anë të një postimi në rrjetet sociale se vota e tij është transformuar. Me anë të një statusi tekniku kroat ka vendosur sipas radhës të preferuarit e tij: Salah, Mane dhe Mbappe. Në votat e publikuara nga FIFA duket se trajneri i Sudanit ka votuar për Messi, Van Dijk dhe Mane. Me i rëndë është edhe reagimi i Federatës Egjiptiane e cila i kërkon FIFA një shpjegim se ku ka përfunduar vota e tyre për Momo Salah, thjeshtë është zhdukur.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb