Ndeshja Shqipëri-Spanjë, e cila do luhet sot në stadiumin “Loro Boriçi”, pritet me shumë interes për disa faktorë. Një prej tyre është edhe prania e mundshme e partnereve bukurosheve të futbollistëve në tribunën e impiantit të Shkodrës. Të fejuarat dhe bashkëshortet e futbollistëve të kombëtares spanjolle janë disa nga femrat më të bukura të planetit. Por edhe partneret bukuroshe të futbollistëve të kombëtares do të jenë në qendër të vëmendjes.

NGA SHAKIRA TEK ALIÇE KAMPELO BUKUROSHET E FUTBOLLISTËVE SPANJOLLË
Ajo që gëzon famën më të madhe është këngëtarja e mirënjohur, Shakira, bashkëshortja e mbrojtësit të Barcelonës, Zherad Pike, shkruan ‘Panoramasport’.

Shakira-Pike-490x701

Mirëpo, të njëjtën gjë mund të themi edhe për bashkëshorten e mbrojtësit të Realit, Serxho Ramos. Ai është i martuar me bukuroshen Pilar Rubio, e cila konsiderohet një ndër femrat më seksi në Spanjë.

Ramos-Pilar

Për bashkëshorten e tij mund të krenohet edhe portieri De Gea, që ka në krah modelen Adurne.

De-Gea-Adume

Së fundmi, një vëmendje të madhe ka tërhequr edhe Aliçe Kampelo, e dashura e sulmuesit të Realit, Alvaro Morata. 21-vjeçarja nga Venecia i qëndroi afër të dashurit të saj edhe gjatë prezantimit te “galaktikët”. Gjatë një interviste për revistën javore italiane “Chi”, studentja italiane foli për romancën dhe planet e saj me Moratën.

Morata-Alice

“Pozoj shpesh me bikini dhe një ditë të bukur pashë një mesazh në inbox. Dërguesi quhej Morata. Nuk e dija se cili ishte, por pas një jave u takuam në Milano. Njohja jonë zgjati 3 muaj dhe unë u dashurova marrëzisht pas tij. Ai është njeriu im i zemrës dhe jeta ime është në duart e tij. Ne duam të martohemi dhe të kemi fëmijë”, u shpreh Kampelo, e cila mori vëmendjen e gjithë mediave pas prezantimit të Moratës te Reali disa ditë më parë.

PARTNERET E FUBOLLISTEVE SHQIPTARE

Gocat1
Etrit Berisha është njëri prej tyre, megjithatë një foto e shkrepur me Aidën muaj më parë, vajzën nga Bosnjë-Hercegovina, mjafton. Ata kanë afro 7 vite që njihen, por prej tre vitesh po bashkëjetojnë.

Etriti-Aida

Alban Hoxhën e kemi parë shpesh në faqet “rozë” së fundmi, ndërsa lidhja e tij me këngëtaren Çiljeta Xhilaga tashmë është konfirmuar prej deklaratave të të dashuruarve.

Albani-Ciljeta

Bukuroshen e “Miss Shqipërisë”, Fiorenca Lekstakaj tashmë të gjithë e njohin si bashkëshorten e shkodranit Elseid Hysaj, madje rishtas ata janë bërë edhe prindër.

Elsi-Florenca

Migjen Basha është martuar në 2013-ën. Çifti ka një vajzë, Alisian.

Lila-Ornela

Një marrëdhënie mjaft e njohur është ajo e Andi dhe Ornela Lilës, dashuri e kurorëzuar edhe prej të voglit Ayan.

Një “yll” mund të konsiderohet modelja Alisa Menkoviç, e dashura e Gjimshitit. Bukuroshja serbe bashkëjeton me Beratin dhe duken tejet të lumtur në krah të njëri-tjetrit.

Berati-Alisa

Ansi Agolli është i fejuar prej kohësh me Rean, e cila i ka fituar zemrën kapitenit të Kombëtares.

Ansi-Rea

Edhe Odise Roshi po ashtu është më shumë se i dashuruar me partneren e tij, emri i së cilës mbetet një mister.

Roshi-me-partneren

E njëjta situatë është edhe për Ledian Memushajn. Gjithkush mund ta kujtojë puthjen e zjarrtë të mesfushorit me një vajzë pas fitores me Rumaninë, por se kush është ajo… ende nuk dihet.

Ergys Kaçe ka në krah një bukuroshe që quhet Maria Shkullaku. Është pikërisht kjo brune simpatike që i ka dhuruar edhe një fëmijë mesfushorit që tashmë luan te Viktoria Plzen.

Kace-Maria

Genta është vajza që ka në krah Liridon Latifi, një bionde tejet e hijshme.

Latifi-Genta
Azdren Llullaku është i martuar me rumunen Roksana.

Cikalleshi-Kornelia

Në fund, por jo nga rëndësia, është sulmuesi Sokol Cikalleshi, i cili ka zgjedhur që të ketë në krahë Kornelian, me të cilën mësohet se është celebruar në martesë, të paktën kështu duket edhe nga “Instagrami” i korçares.

Jashtë mbeten emra si Bekim Balaj e Taulant Xhaka, të cilët, edhe pse janë përfolur shumë për lidhjet e tyre, ende nuk ia kanë bërë “bam”…

(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: