Milan siguroi mbrëmë finalen e Kupës së Italisë pasi mposhti me penallti Lazio-n e Thomas Strakoshës duke vijuar ecurinë pozitive që skuadra ka gati prej më shumë se dy muajsh.

Me rezultatet duket se një frymë pozitive ka mbërthyer grupin dhe këtë e tregon kapiteni Leonardo Bonucci me anë të një statusi në rrjetet sociale. Mbrojtësi i blerë nga Juventus tregon se diferencën po e bën shpirti i ekipit dhe tani vëmendja është përqendruar në derbin kundër Inter-it, ku do të synohet sërish falë përuljes dhe dëshirës rezultati pozitiv dhe arritja e objektivave

Statusi i Bonucci-t

“Janë ndeshje në të cilat zemra të ndihmon të kapërcesh vështirësitë. Ka ndeshje që shpirti yt të ndihmon të arrish objektivët. Ka ndeshje që zemra dhe shpirti yt bëjnë skuadrën. Kemi vuajtur dhe fituar si një skuadër. Tani si skuadër mendojmë për derbin. Përulja dhe dëshira na duhet që të arrijmë objektivat në fund të sezonit, që disa muaj më parë dukeshin të pamundur. Të gjithë në grup, të gjithë të bashkuar”- shkruan Bonucci në profilin e tij në “Instagram”.

Milan dhe Inter do të përballen ditën e diele në orën 20:45 në “San Siro” në kuadër të javës së 27-të të Serie A.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb