DURRES- Kanabisi është kthyer në një fenomen vërtet shqetësues për vendin tonë, jo vetëm sa i përket kultivimit e trafikimit të tij, dëmtimit të imazhit ë Shqipërisë, etj; por tashmë ka prekur edhe ata që i kemi më të shtrenjtë, fëmijët.

Ndonëse alarmi është ngritur disa herë, edhe në shkolla të tjera të kryeqytetit, rasti i shënuar në një shkollë 9-vjeçare në Durrës është tejet shqetësues.

Një nxënësi i klasës së nëntë të kësaj shkolle tregon se çfarë ndodh në klasën e tij gjatë një dite normale mësimi.

Ai sjell në redaksinë e JOQ, fotot e një shoku, i cili është ulur në bankën e fundit, mban në dorë një cigare, për të cilën raportuesi bën me dije se është hashash dhe pranë i është afruar mësuesi.

Gjithçka ndodh në një shkollë 9-vjeçare në jug të qytetit të Durrësit.

Djali është maturant dhe mësuesi ndonëse ndodhet pranë tij, nuk di si të sillet apo se çfarë të bëjë.

Nëse e dhunon, denoncohet në polici, e nëse e nxjerr jashtë, nxënësi nuk i bindet. Situata në shkollat tona, e sidomos respekti ndaj figurës së mësuesit, me sa duhet po shkon drejt agravimit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: