Ende pa kaluar mirë ankthi i rënies nga Kategoria, Vllaznisë i duhet të përballet me një problem po aq të rëndë. Shkak është gjendje financiare e klubit që prej kohësh ka lënë për të dëshiruar.

Prej 18 ditësh, me urdhër të Përmbarimit, klubit shkodran u është bërë sekuestro si pasojë e gjyqit të humbur me kompaninë zvicerane “GEA Sport”, së cilës Vllaznia detyrohet t’i paguajë 74 mijë euro dëmshpërblim dhe gjithashtu duhet të paguajë 2600 euro shpenzime të arbitrazhit, raporton “panorama sport”.
permbarimi-vllaznia-470x512
Urdhri i Zyrës Përmbarimore L.D.C. i është drejtuar Qendrës Kombëtare të Biznesit që më datë 11 maj. Sigurisht që vendimi ka shkuar dhe në zyrat e administratës së Vllaznisë, por duke parë se skuadra deri në javën e fundit të kampionatit rrezikoi mbijetesën në Superiore, atëherë diçka e tillë është mbajtur e fshehur.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: