Qyteti i Lahore në Pakistan renditet i pari ndër qytetet më të ndotura në botë.

Sipas vëzhgimit në kohë reale të grupit zviceran IQAir, i cili e klasifikoi cilësinë e ajrit si “të rrezikshëm”, maja e kësaj renditjeje u arrit mëngjesin e së mërkurës.

Pamjet e qytetit tregojnë edhe me sy të lirë një situatë mjaft të vështirë me smogun e dendur që ka pushtuar qytetin.

Situata rëndohet edhe më shumë me ardhjen e dimrit, për shkak se temperaturat e ulëta e bllokojnë ndotjen më afër sipërfaqes së tokës.

Lahore dhe kryeqyteti i afërt indian, Nju Delhi, janë ndër qytetet më të ndotura në botë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb