Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, është takuar sot në Kavajë me ish-Presidentin Alfred Moisiu.

Ajo ka ndarë disa foto në rrjetet e saj sociale ndërsa ka ndarë edhe një lajm për publikun duke premtuar se do të bëhet realitet kërkesa e Presidentit Moisiu për ngritjen e një muzeu në Kavajë në nder të Aleksandër Moisiut, qytetin e origjinës së këtij artisti të shquar, për të nderuar jetën dhe krijimtarinë e tij.

638ff17a 6ba4 45fe 80a6 6aab8a529003

9a68ff09 59e9 4627 91e5 06ea5da2a505

7cf04bf9 E56f 4c15 92ff 2bb7e1530490

“Në Kavajën bujare e krenare, një kafe me të urtin, Presidentin Alfred Moisiu, figurë emblematike dhe të respektuar, jo vetëm për qytetin, por për mbarë Shqipërinë.

Në vitin e Aleksandër Moisiut, artistit të madh që lidh kulturën shqiptare me atë austriake dhe botërore, do të bëjmë realitet kërkesën e Presidentit Moisiu për ngritjen e një muzeu në Kavajë, qytetin e origjinës së këtij artisti të shquar, për të nderuar jetën dhe krijimtarinë e tij”, shkruan në rrjetet sociale Spiropali.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb