TIRANË

Studentët e Ekonomikut dhe të Juridikut janë ngujuar në fakultetet përkatëse që prej mëngjesit të sotëm, ndërsa shprehen se do të qëndrojnë deri në mëngjes të ngujuar.

Ata kanë bllokuar hollin dhe derën e jashtme, ndërsa shprehen të vendosur të qëndrojnë deri të dielën brenda fakultetit. Studentët kërkojnë shtyrjen e sezonit të provimeve për të përsëritur të gjitha orët e humbura si pasojë e protestave.

“Do vazhdojmë protestën edhe në orët në vijim. Duhet të shtyhet sezoni dhe të gjitha orët e humbura duhet të përsëriten. Protesta ka dhënë prova të qarta për rezistencë. Çdo pagesë të bëhet sipas shtresës ekonomike”- thotë një student.

Gazetari i “BalkanWeb”, Erjon Skendaj tha se studentët do të vijojnë ngujimin deri në fundjavë. Ata kanë bërë të ditur se ngujimi i tyre do të jetë deri të dielën, ndërsa pas kësaj ata do të thërrasin një protestë mbarëkombëtare në mbështetje të tyre.

“Numri i studentëve është më i madh se dje. Shumë studentë kanë hyrë nga dritarja dhe janë futur brenda. Janë mbyllur me karrige të gjitha dyert e sallave të leksioneve dhe seminareve janë të bllokuara. Ata kanë deklaruar se do të kenë edhe një video-konferencë”, tha Skëndaj.

Teksa qëndrojnë të ngujuar, ata kanë njoftuar gjithashtu se do të kenë edhe një komunikim për mediat.  Gazetari Skendaj raporton se ka shumë studentët  të cilat tentojnë të  hyjë  nga dritaret për t’iu bashkuar bashkëmoshatarëve, por policia i ka penguar.

“Ky ngujim nuk është një grevë urie. Ata kërkojnë përmbushjen e 8 pikave plus heqjen e Ligjit të Arsimit të Lartë. Forcat e sigurisë nuk i  lejojnë studentët të hyjnë e dhe të dalin nga dritaret”,  shtoi ai.

A42291d5 3a7f 4aa1 B6d4 03506c4c9c62
A42291d5 3a7f 4aa1 B6d4 03506c4c9c62

Teksa janë prononcuar për “BalkanWeb”, studentët sqaruan se do të vijojnë qëndresën deri në përmbushjen e kërkesave të tyre.  Numri i studentëve tek Juridiku është shtuar edhe më shumë. Ata shprehen se numri i tyre që janë ngujuar shkon  në 200. Në thirrjet e tyre, studentët kanë nënvizuar se janë të hapur dhe presin edhe ndihma ushqimore nga qytetarët e ndryshëm.

Ndërkohë, ditën e sotme studentë të fakultetit të Drejtësisë në Tiranë, në bashkëpunim me studentë të fakultetit të grupeve të ndryshme u vendos paraqitja e kërkesave pranë dekanatit.
Kerkesat vijojnë si më poshtë:

1- shtyrja e sezonit dhe procesit mesimor deri ne dhenien e nje pergjigje perfundimtare.
2- shtyrja e afatit te pagimit te tarifave dhe shtyrja e procedurave per marrjen e bursave deri ne dhenien e nje pergjigje perfundimtare
3- nisja e nje plan veprimi nga dekanati, per plotesimin e kerkesave qe varen drejtperdrejt nga ai.
4- mospenalizimi i studenteve apo marrja e masave ndaj tyre, deri ne perfundimin e bojkotit.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: