SARANDË

Edhe studentët e Sarandës i janë bashkuar Lëvizjes Studentore duke bojkotuar mësimin ditën e sotme. Nga Saranda vijnë pamje të studentëve që janë mbledhur në mbështetje të protestës së nisur në kryeqytet për plotësimin e një liste me kërkesa nga qeveria, mes tyre ulja e tarifave. Janë studentë të filialit të Fakultetit Ekonomik të Tiranës në Sarandë, pjesë e UT, studentë të degës Administrim Biznes dhe Anglisht.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Kjo është dita e shtatë që studentët protestojnë për kërkesat e tyre, ndërsa e marta ishte paralajmëruar si pika kulmore e kësaj lëvizje. Studentët i kanë dhënë afat qeverisë deri në orën 16:00 të ditës së sotme.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb