Nga Erion Shkambi- Masakra që arbritrat po i bëjnë futbollin shqiptar nuk njeh limite. Ky makth që ka mbërthyer Superligën nuk ka fund, javë pas javë, ndeshje pas ndeshje ka gjithnjë vendime amatoreske për të mos thënë dashakeqëse, çka ka bërë që klubet të shpallin non grada pjesën më të madhe të xhaketave të zeza.

Është e vështirë të gjesh një klub që nuk ka shpallur të paktën një arbitër të pa dëshirua gjatë këtij sezoni. Ankesa e fundit vjen nga Shkodra, klubi i Vllaznisë me anë të një reagimi për mediat ka akuzuar ashpër gjyqtarin e sfidës Kukësi-Vllaznia, Eldorian Hamiti si të pa dëshiruar. Penalltia e pastër e mohuar ndaj Xhevahir Sukaj, dhe 7 kartonë të verdhe e kanë detyruar klubin e Vllaznisë që të mos pranojë me qe ky gjyqtar ti arbitrojë deri në fund të sezonit.
4444444
Një ditë më parë ishte klubi i Luftëtarit që shpalli “non granda” kryesorin Emirion Sino dhe asistentin e tij. I njëjti refren përsëritet edhe në klubet e tjera, Flamurtari në mënyrë konstante ka akuzuar arbritrat se po i shkatërrojnë sezonit, madje trajneri Duro u dënua dhe më dy ndeshje pezullim për deklaratat e dhëna.
duro
Partizani gjithashtu me anë të drejtorit Olsi Rama ka akuzuar fort se po shkohet drejt falsifikimit të kampionatit. Çudirat nuk kanë munguar edhe në ato raste si tek Kukësi ku dhe pse kanë fituar kanë shpallur si të pa dëshiruar gjyqtarin e takimit.


Ajo që e bën edhe më të rëndë këtë fat është se Federata Shqiptare e futbollit në asnjë rast nuk ka reaguar duke lënë gjithçka në hijen e dyshimit. Me këto rimte që po vijojnë ankesat e klube rrezikon shumë që ky sezon të mbyllet pa arbritrat, ose të kërkohet asistence nga vendet e tjera.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb