TIRANË- Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri e ka pritur i qetë vendimin e gjykatës pranë banesës së tij në lagjen “Kodra e Diellit” në Tiranë. Gazetari Klajdi Bodlli ka qëndruar gjatë gjithë ditës pranë banesës së Tahirit, nga ku ka vëzhguar lëvizjet e tij.

tahiri

Bodlli raportoi për “BalkanWeb” se ish-ministri, në dijeni të kërkesës për arrestim nga Prokuroria ka qëndruar në një lokal pranë shtëpisë së tij. Pranë tij ndodheshin miq dhe të afërm që nuk e kanë braktisur për asnjë moment.

tahiri 1

“Tahiri është shkëputur rreth orës 18:27 minuta nga lokali, duke u larguar për disa çaste dhe më pas është rikthyer në orën 18:40, ku edhe i është komunikuar vendimi i gjykatës nga avokati i tij Maksim Haxhia”, raportoi gazetari Klajdi Bodlli për “BalkanWeb”. Më pas Tahiri është larguar për në banesën e tij ku do t’i duhet të qëndrojë për të mos thyer vendimin e gjykatës.

Tahiri 3 ok Tahiri 2 ok Tahiri 1 ok

Krimet e Rënda vendosën sot masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për ish-ministrin e Brendshëm duke hedhur poshtë kërkesën e prokurorisë që kërkoi arrestimin e tij.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb