HAITI- Të paktën 174 të dënuar në një burg në Haiti, kanë dalë nga qelitë pas vrasjes së një gardiani e vjedhjes së armëve. Ngjarja ka ndodhur në burgun e Arcahaie-s në veri të vendit, ku menjëherë pas arratisjes nisi një operacion i madh për kapjen e të dënuarve. Autoritetet vendase kanë njoftuar se për këtë janë aktivizuar edhe trupat paqeruajtëse të OKB-së.

“Reuters” shkruan se mosmbajtja e uniformave do t’ua bëjë më të lehtë arratisjen të burgosurve. Të dënuarit hynë në një zonë të përdorur nga gardianët, duke vjedhur të paktën 5 pushka, mes municioneve të tjera. Ndërkohë një nga rojet u qëllua për vdekje.

“Një i burgosur kishte humbur jetën si pasojë e përplasjes së kokës, pas rrëzimit nga një mur, ndërsa dy të tjerë kishin mbetur të plagosur gjatë arratisjes nga burgu që gjenden në veri të kryeqytetit Porto o Prince”, ka deklaruar ministri i Drejtësisë në Haiti Camille Edouard Junior.

Ambasada amerikane në Haiti paralajmëroi shtetasit e saj të tregojnë kujdes e të shmangin zonën në fjalë.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: