“Është një grup ku mund të ndodhë gjithçka, një grup ku të gjithë mund të fitojnë kudo”. Kjo deklaratë e Sylvinho-s pas ndeshjes nuk është thjesht një perceptim, apo një deklaratë e radhës e thënë në konferencë, por është një fakt i bazuar në shifra.

Pas xhiros së katërt në Ligën e Kombeve, vetëm grupi i Shqipërisë, Grupi B1, të katër ekipet janë ende në lojë, të katër ekipet mund të kualifikohen si kokë grupi. Me 7 pikë, kryeson Çekia, e ndjekur nga Gjeorgjia dhe Shqipëria me 6 pikë, ndërsa mbyll grupin Ukraina me 4 pikë, pra të katër ekipet janë në gare me kokë të plotë.

B1
B1

Nëse shohim edhe grupet e tjetra, jo vetëm në Ligën B, asnjë grup tjetër nuk i ka në lojë katër ekipet, madje as në Ligën A ku ndodhen edhe ekipet më të forta të Evropës. Madje në këtë grup ka një diferencë shumë të madhe mes ekipeve si në rastin e Grupit A1 ku Portugalia kryeson me 10 pikë, por Skocia renditet në vendin e fundit me 1 pikë, situata është e njëjtë edhe në grupet A2, A3 dhe A4 ku vendi i parë me vendin e fundit kanë 9 pikë diferencë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Grupi i Shqipërisë është i vetmi grup që i jep të drejtë UEFA për ndërtimin e Ligës së Kombeve, ku ekipet e të njëjtin nivel përballen ndërmjet tyre.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb