Ky me siguri është vendi më i tmerrshëm dhe i vështirë për të shkuar në shkollë! Nxënësit që jetojnë në provincën Sichuan në jugperëndim të Kinës ishin të detyruar të zbrisnin poshtë një shkëmbi 800-metërsh çdo ditë në mënyrë që të arrinin në shkollë.

Por tani, këta nxënës që kacavirreshin mbi një shkallë të lëkundshme nuk do rrezikojnë jetën çdo ditë, pasi do të ndërtohet një shkallë prej çeliku, e cila do i japë fund edhe izolimit të fshatit.

Shkalla do të ketë 1.500 gypa çeliku dhe do të kompletohet në fillim të nëntorit. Ndërtimi i saj ka nisur që në muajin gusht dhe pritet të kushtojë 150 mijë dollarë.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: