Media investigative italiane “Le Iene”, që zbuloi e para kampin e ferrit “Al Hol” në Siri, ku jetonte vogëlushi shqiptar, Alvin Berisha, i ka bërë jehonë lajmit të shpëtimit të tij.

  • foto galeri
  • foto galeri

Nxjerrja e 11-vjeçarit shqiptar nga kampi sirian është lajmi kryesor në median italiane, e cila njofton se Alvini sapo ka marrë një vizë hyrjeje në Itali dhe ndodhet në ambasadën italiane, në Liban.

“Alvini është i lirë, ai është gati të kthehet në Itali dhe është i sigurt në ambasadën tonë në Beirut, ku mbërriti edhe Luigia Pelazza, siç mund ta shihni nga fotografia. Më në fund japim lajmin e shumëpritur, pasi raportuam këtë mëngjes për lirimin e fëmijës 11-vjeçar, i cili kishte mbetur vetëm në kampin sirian. Fëmija me origjinë shqiptare ishte aty, sepse nëna e tij, e cila ishte radikalizuar, e kishte marrë me vete nga Italia në territorin e Shtetit Islamik në vitin 2014”, shkruan ndër të tjera “Le Iene”.

Më tej, kjo media tregon edhe rrugëtimin për shpëtimin e Alvin Berishës, duke thënë se fillimisht ai u dërgua në Gjysmëhënën e Kuqe të Damaskut, dhe më pas mbërriti në Bejrut, ku iu dha një vizë hyrjeje për në Itali, dhe tani ai është gati për t’u kthyer në Itali, ku do të bashkohet me babanë dhe motrat.

“Ky operacion u krye falë bashkëpunimit të policisë, qeverisë shqiptare dhe italiane, Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe. Mobilizimi për Alvinin nisi më 16 tetor, me një raport të gazetarit të ‘Le Iene’, Luigi Palezza”, shkruan më tej media italiane.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Ndërkohë, shpëtimit të Alvinit nga kapmi i ferrit i kanë kushtuar vëmendje edhe mediat libaneze, të cilat publikojnë foto të tij, teksa largohet. Është media “alkalimaonline.com”, që publikon foto të reja të ministrit shqiptar, Sandër Lleshaj, dhe Konsullit të Përgjithshëm të Nderit të Shqipërisë në Liban, Marc Ghorayeb, me Alvinin e vogël pas nxjerrjes nga kampi.

(d.ç./BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb