SHKODER- Telashe këtë të shtunë për kryebashkiaken demokrate të Shkodrës, Voltana Ademin.

Kjo e fundit siç duket ka shkelur në mënyrë flagrante rregullat, pasi automjeti privat që ishte në dispozicion të saj është futur në zonën e pedonales së Shkodrës, ku gjatë fundjavës është i ndaluar qarkullimi i makinave.
ademi-2
Në disa foto të Shkodra.News shihet se kryebashkiakja Ademi është ndaluar nga patrullat e policisë së shtetit. Ndonëse si e para e qytetit që duhet të japë shembull për respektimin e ligjit, Ademi i ka thyer vet rregullat.

ademi-1
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: