Në shtëpinë e “djajve të kuq” çështja më e nxehtë ishte dhe mbetet e ardhmja e Ten Hag. Holandezi kishte në dispozicion dy ndeshje për të ndryshuar fatin e tij në krye të United, por ndaj Porto-s dhe Aston Villa-s ekipi i tij nuk shkoi më shumë se dy brazime, rezultate këto që sigurisht nuk kënaqin aspak drejtuesit e klubit. Në Angli, mediat janë të bindura: “Ten Hag e pret shkarkimi i sigurt, është thjeshte çështje kohë që United të dal me një vendim zyrtarë”.
Jo vetëm kaq, por tashmë mediat kanë shkuar edhe më larg duke identifikuar edhe zëvendësuesin e tij. Sipas Mirror, dëshira më e madhe e Jim Ratcliffe, bosit të United është Thomas Tuchel. Tekniku gjerman është i papunë që nga momenti kur u largua nga Bayern Munich. Gjatë verës, pronari i United është takuar me Tuchel, kanë drekuar së bashku, por në fund bordi drejtues vendosi të vijonte me Ten Hag edhe këtë sezon.
Përpara një situata të tillë, ku gjerat te United duken pa kthim, emri i Tuchel del edhe një herë fuqishëm në skenë si pasuesi i mundshëm i Ten Hag. Drejtuesit e “djajve të kuq” e vlerësojnë shumë teknikun gjerman për mënyrën e tij luftarake, një trajner që mund të shkund në themel United, për të rikthyer ekipin në garë. Tuchel e njeh shumë mirë ambientin në Angli pasi më herët ka drejtuar edhe ekipin e Chelsea-t, skuadër më të cilën fitoi edhe Champions League.
(BalkanWeb)