VENEZUELE-Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.3 është regjistruar në Venezuelë. Disa ndërtesa janë evakuuar në kryeqytetin Carakas. Epiqendra e fortë e tërmetit është regjistruar në Shtetin e Sucre, por tërmeti është ndjerë në një zonë të gjerë që përfshin Venezuelën veriore dhe pjesën më të madhe të Kolumbisë, deri në Bogota. Autoritetet kanë lëshuar alarmin për Cunam.

Menjëherë pas lëkundjeve të fortë njerëzit kanë zbritur në rrugë nga frika e lëkundjeve të tjera. Edhe në Bolivar, Monagas, Nueva Esparta, Merida, Portuguesa, Aragua, Carabobo, Táchira, Lara dhe në kryeqytet janë ndjerë lëkundjet e forta të tërmetit, i cili ka shkaktuar shembjen e disa ndërtesave.

Sipas deklaratës së Ministrisë së Brendshme deri tani nuk ka asnjë viktimë. Ministri Nestor Reverol deklaroi: Lëkundjet e forta janë ndjerë në disa zona dhe ne jemi në kontakt me autoritetet vendore në të gjithë vendin për të evidentuar dëmet, deri tani s’kemi raportime për viktima”.

Guvernatori i Sucre përjashton dëmet e rënda. Edwin Rojas, guvernator i Shtetit venezuelian të Sucre, ku ka qenë epiqendra e tërmetit me magnitudë 7.3, ka deklaruar që ‘për momentin falë Zotit nuk është regjistruar asnjë humbje humane”- dhe ka shtuar-‘tërmeti ka shkaktuar një frikë të madhe tek njerëzit pas impaktit dhe gjatësisë së lëkundjeve. Kemi realizuar një monitorim të të gjitha komunave dhe deri tani nuk ka asnjë viktimë”.
(da.xha/BalkanWeb)

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb