Tërmeti i rënë një ditë më parë që shkaktoi dëme të konsiderueshme në të gjithë vendin, preku shumë edhe Kavajën. Banesat e vjetra private dhe pallatet e ndërtuara përpara viteve 90′ ishin më të prekurat nga tronditjet e këtij tërmeti, ndërsa një pjesë e tyre janë bërë të pabanueshme.

Pothuajse 24 orë pas rënies së tërmetit grupi i emergjencës i ngritur në Bashkinë e Kavajës ka bërë edhe një përmbledhje paraprake të dëmeve të shkaktuara prej tij.

Kryetari i Bashksië së Kavajës z.Redjan Krali i konfirmoi Gazetarit të “Neës 24” dhe “Balkanweb” Kelment Baçi se deri tani i është dhënë ndihma e parë të gjithë atyre që kanë pasur nevojë dhe po punohet intensivisht së bashku me ekipin e emergjencës civile që shumë shpejt e gjithë situata të vihet nën kontroll të plotë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Ndërkohë gazetari Kelment Baci konfirmon se deri më tani në Kavajë si pasojë e lëkundjeve të tokës nuk ka dëme në njerëz, por vetëm dëme materiale. Termeti ka bërë të pabanueshme 15 banesa private  dhe mbi 50 banesa në 15 pallate kanë nevojë për ndërhyrje pasi ka çarje dhe plasaritje të mureve.

Ndërkohë për familjet e prekura nga tërmeti në Golem të Kavajës ai konfirmon se brenda pak orëve do të mbërrijnë nga Tirana disa çadra për strehimin e përkohshëm të banorëve.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb