ANGLI

Autoritetet e Britanisë së Madhe kanë dëbuar shqiptarin, Ardian Rragami, i cili disa ditë më parë tmerroi qytetarët anglezë. Ai i vuri thikën në fyt gruas së tij, ndërsa pamjet bënë xhiron e mediave angleze.


Përpjekjet e tij për të qëndruar në Angli tashmë kanë marrë fund.  Shqiptari tentoi të mbrohej nga depërtimi me pretendimin se një veprim i tillë, do ta ndante atë përgjithmonë nga familja, por autoritete nuk kanë pranuar kërkesën e Rragamit.


Shqiptari
Shqiptari

Mediat angleze kanë raportuar se ai ka hyrë në tokën angleze me emër fals të një kosovari, pasi kishte ekzekutuar të afërmin në një lokal në Shkodër në vitin ’98. Ai u dënua me 15 vite burg në vitin 2000, por nuk u ekstradua në Shqipëri deri në vitin 2009, ku vuajti vetëm një pjesë të dënimit të dhënë.


Ardian Rragami kaloi sërish kufirin në vitin 2016 dhe shkoi në  Wickford, Essex  së bashku me gruan britanike, Chrysoulla Michaels e dy vajzat e tyre, 13 dhe 15 vjeçe.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb