Çdo tifoz i Liverpool që bleu kalendarin e klubit për vitin 2018 padyshim që do të dëshironte që muajt janar, shkurt dhe mars të mos ishin.

Në kalendarin zyrtar të klubit u vendos që muaji janar të identifikohet me Philipp Coutinho dhe siç të gjithë e dimë, braziliani më herët këtë muaj kompletoi kalimin te Barcelona për 162 mln euro.

Por fati i keq nuk ndalet këtu. Klubi muajin shkurt kishte vendosur ta identifikonte me Daniel Sturridge, por anglezi herët në mëngjesin e së hënës kaloi te West Brom në formë huazimi.
8a87f6015a705e8e3723bd4c7eb1c9fa
Emre Can, i cili thuhet se do të bashkohet me Juventusin në merkaton e verës, është gjithashtu fytyra e marsit në kalendar dhe mijëra tifozë të Liverpool-it po mallkojnë fatin e tyre.

E vetmja gjë me të cilën mund të ngushëllohen tifozët e “the reds” është se të gjithë ata që kanë blerë bluzën e Coutinho-s do të kompensohen pas transferimit të brazilianit në “Camp Nou”.

Ai që ka blerë bluzën e parë ose të tretë të Liverpool me emrin dhe numrin (10) të Coutinho-s do të duhet ta kthejë atë në dyqanet zyrtare të klubit në Mbretërinë e Bashkuar dhe si kompensim do marrë mbrapsht një kupon 50 stërlinash për ta shpenzuar në çfarëdo lloji aksesori të klubit.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb