Protestat dhe zemërimi i tifozëve të skuadrës së futbollit të Tiranës vazhdojnë. Tifo-grupi më i zjarrtë i skuadrës të quajtur “Tirona Fanatics” po vijojnë protestën kundër presidentit Refik Halili si dhe bojkotin e ndeshjeve.
Një banderolë e madhe përpara Vilës Gold, që është në pronësi të Halilit është bëma e radhës së tifozëve bardhë-e-blu.
“Vitet do kalojnë, Tirona do bohet, turpi dhe tradhtia kurrë s’do harrohet”- shkruhet në banderolën e madhe.
Zemërimi i tifozëve të Tiranës erdhi pas marrëveshjes së arritur ndërmjet dy Presidentëve të ekipeve rivale për të lënë Partizanin të luajë në stadiumin “Selman Stermasi”.
(e.f/BalkanWeb)
