Në orën 20.45 nis ndeshja mes Shqipërisë dhe Gjeorgjisë. Tifozët tashmë kanë zënë vendet e tyre në stadium, teksa në “Air Albania” premtojnë se do mbështesin për 90 minuta kombëtaren kuqezi.

Për këtë takim, stadiumi do të jetë plot me tifozë, të cilët siç shihet, kanë veshur bluza me shkrime të ndryshme. “Përjetësisht me ty Shqipëri”, apo edhe “Shqipëri”, janë vetëm disa nga fjalët e shkruara. Edhe pse jo të shumtë në numër, prezent janë edhe tifozët mik të Gjeorgjisë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb