100 vjetori i klubit është një vit jubile, një arsye më shumë për të kërkuar titullin kampion. Titulli është një shije e largët në shtëpinë e bardhebluve por ky duket viti i duhur për të rikthyer kryeqytetasit aty ku i takon. Gjithçka këtë sezon rrotullohet rreth këtij objektivi, faza përgatitore, merkato, afrimet dhe konfirmimet, të gjitha janë në funksion të titullit kampion. Askush nuk fshihet më, as trajneri Ardian Mema i cili e ka të qartë se ekipi i tij këtë sezon futet në fushe jo për të mbijetuar por për të arritur majat e klasifikimit.

Pas një merkato të bujshme dhe me emra cilësorë, tani është radha e presidentit Refik HaliliT dhe stafit drejtues të vendosin objektivat e parë: 9 pikë të plota në 3 ndeshjet e para. Kjo është kërkesa e parë e presidentit bardheblu, një kërkesë e cila ka marrë dhe “bekimin” e trajnerit Mema. Në tre sfidat e para, Tirana luan kundër Luftëtarit, Teutës dhe Vllaznisë, në letër kjo është një kërkesë logjike e numrit 1 të klubit duke parë që 2 nga 3 ekipet ende nuk kanë formuar një ekip të plotë e jo më cilësorë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Në javën ku ekipet pretendente si Partizanit e Kukësit, që përballen menjëherë ndërmjet tyre, Tirana kërkon të krijojë një shkëputje me rivalët. Atmosfera në shtëpinë e bardhebluve është pozitive, të gjithë besojnë se ky është viti i duhur për të arritur objektiva të rëndësishëm.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: