Migjen Basha vendosi pak ditë më parë ti jepte lamtumirën ekipit Kombëtarë për ti dhënë hapësira futbollistë të ri. Ish mesfushor kuqezi ka vendosur sëfundmi ti jap lamtumirën edhe ekipit të Arisit për të nisur një aventurë të re jashtë Greqisë. Ofertat për Bashën nuk mungojnë dhe sipas mediave greke në tavolinë janë disa opsione nga Australia apo nga Zvicra por një pistë e bujshme vjen dhe nga Superliga.

Basha
Basha

Sipas “thessneës.gr”, 32-vjeçari mund ti bashkohet ekipit të Tiranës. Sipas burime për këtë media, Andi Lila dhe Kristi Vangjeli, dy futbollistët e ekipit bardheblu, dy miq të Bashës, po përpiqen të bindin mesfushorin ti bashkohet tek Tirana. Kryeqytetasit u përfshin këtë verë në një merkato të ethshme duke afruar shumë lojtarë mes tyre dhe futbollistë të Kombëtares si Andi Lila.

Basha 2
Basha 2

Bardheblutë kërkojnë të rikthehen tek titulli kampion në 100 vjetorin e themelimit të klubit dhe Migjen Basha do të ishte një vlerë e shtuar, gjithnjë nëse ky nuk është thjeshtë një thashethem merkatoje.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb