Kryeqytetit i është shtuar një tjetër kënd lojërash që do t’ju vijë në shërbim fëmijëve. Tashmë njësia Nr.10, do të ketë tashmë një hapësirë të re argëtimi.

Minikëndi i lojërave në rrugën “Vangjush Furxhi”, pas ish-Ekspozitës, i ka dhënë ngjyra të reja një zone, e cila deri dje ishte e mbuluar nga shkurret dhe ishte zaptuar me gardhe. Hapësira e transformuar do të mikpresë jo vetëm fëmijët, por edhe gjithë komunitetin përreth.

Këndi është pajisur me module të ndryshme lojërash për fëmijët, stola dhe kosha të rinj, ndërsa gjelbërimi përreth i jep një pamje komplet të ndryshuar kësaj hapësire mes pallateve të Njësisë Administrative Nr.10.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb