Japonia është një tokë me tradita të lashta. ‘Hanami’ e cila fjalë për fjalë do të thotë ‘të admirosh lulet’ është një nga ato tradita japoneze, e cila festohet me admirimin e luleve në pranverë, dhe pikërisht lulet e qershive, të cilat janë të shumta në Japoni.

Lulet e qershisë në traditën japoneze janë simboli i bukurisë kalimtare reale të botës, së përkohshme që na rrethon.

Hanami fillon në muajin shkurt, periudha ku lulëzojnë lulet të cilat çelit në pjesën më të madhe të Japonisë.
Ndërsa në Tokio lulet çelin rreth muajit mars dhe në fillim të prillit, kjo varet nga kushtet meteorologjike.

Ja disa foto të lulëzimit të qershive këtë vit.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb