Totenham Hotspur po kalon një periudhë shumë negative teksa në vetëm 6-të javë kampionat e shohin veten 10-të pikë larg Liverpool. “Gjelat” vinin këtë sezon me statusin e ekipit finalist në Champions dhe sigurisht që tifozët prisnin diçka më shumë por gjërat po shkojnë keq e më keq. Eliminimi në Kupën e Ligës e ka bërë situatën alarmante aq sa për herë të parë po vihet në pikëpyetje edhe stoli i trajnerit Mauricio Pochettino. Nëse gjërat nuk ndryshojnë shpejt, Pochettino pritet të jetë i sakrifikuari i parë.


The Sun
The Sun

Sipas “The Sun” zëvendësuesi i tij mund të jetë Massimiliano Allegri. Ish trajneri i Juventuesit, aktualisht i papunë, ka shprehur dëshirën e tij për tu rikthyer sërish të drejtoj një skuadër, preferenca e tij është ta bëjë diçka të tillë jashtë Italisë. Sipas të përditshmes britanike, Allegri shihet si zëvendësuesi ideal i Pochettinos. Për ironi të fatit, Pochettino ishte kandidati kryesor për të marrë drejtimin e Juves pas largimit të Allegrit, post të cilin pas refuzimit të tij e mori Mauricio Sarri.
(BalkanWeb)



Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb