Bota e futbollit, ashtu si e gjithë Spanja, është bashkuar me tragjedinë që ka mbërthyer qytetin e Valencias. Cikloni “Dana” rezultoi vdekjeprurës pasi deri më tani numërohen afro 100 të vdekur dhe shumë të zhdukur. Situata është më të vërtetë dramatike dhe në kushte të tilla është e vështirë të mendosh për futboll: “Dramë”, shkruan Mundo Deportivo.
Jo vetëm Mundo Deportivo, të gjithë të përditshmet spanjolle i kanë kushtuar faqen e parë situatës tragjike që ka mbërthyer Valencian.
Nuk është ende zyrtare, por sipas të gjithë gjasave takimi Valencia-Real Madrid, në program për t’u zhvilluar më 2 nëntor do të shtyhet për një tjetër datë pasi është e pamundur të luhet futboll në kushte të tilla.
(BalkanWeb)