BARI

Autoritetet italiane kanë arrestuar 20 persona mëngjesin e kësaj të enjte. Mediat fqinje raportojnë se të arrestuarit dyshohen të jenë të përfshirë në trafikun e armëve dhe drogës nga Shqipëria në drejtim të Italisë.

Capture
Capture

Ta ndaluarit janë të gjithë rezidentë në zonën e Barit, ndërsa autoritetet vijojnë kontrolle të imtësishme për të ekzekutuar bllokimin e aseteve të këtij grupi, i cili konsiderohet me rrezikshmëri të lartë shoqërore. Mediat fqinje raportojnë se përgjatë 24 muajve janë sekuestruar tonelata marijuanë, pistoleta dhe automatikë.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: